
Exif_JPEG_420
Dita buzëqesh
Dita nxjerr prej kraharorit
mëngjesin e ulur në fronin e dielltë,
Lulet ngrejnë kokën
në padurim të bekimit të ngrohtë,
Zogjtë pulitën sytë
duke u tulatur në krahët e nënës,
Dhe zemra e pyllit rrahu më fort.
Rrugët pritën udhëtarët
me mbresa ngarkuar,
Duke shtrirë krahët
pas përgjumjes natërore,
Degët e mbarsura me sythe të qeshura ,
Ngjajnë me vashëzat pas natës martesore.