Ditë pa dritë!Ajri Ramaj


Dielli s’ka forcë të ndriçojë, se ai është mbytur në lot,

hëna betohet s’do dalë,

ditët janë shuarë, s’ka, ka mbetur vetëm natë.

Pse ditët te ne nxirojnë s’ndriçojnë?vallë rrezet diellit kush ja mbulon?

Janë lotët, nga sytë e nënave që bjenë në zemër,e u bëhen avuj.

Nga shpirti i tyre i dhimbjes që vlon, nxijnë jeta e toka sterron nga retë,

Lotët,shi,stuhi e re shkaktuan, rrezet diellit ja zunë errësira tokën mbuloi.

Mir diellin e zunë retë, lotët e nënës që qajnë pa pushim ditë e natë ,

Po hëna pse s’del të ndriçoj errësirën që për të është e destinuar.

Hëna shpirt mirë u betua, s’do dalë po s’pushuan nënat së qari,

Pa parë fëmijët të kthyer në foletë e tyre të vjetra që kanë lindën.

Oh,lotët e nënave jo, kurrë s’pushojnë, nga dhimbja e tyre në shpirt,

Lotët e’tyre jo, s’shterojnë, për derisa fëmijët me sy jo,s’kanë parë.