Dueli i Gjergjit me Balozin-Ndue Z. Ruçi


Ndue Z. Ruçi

(Sipas një legjende.)

Nga deti doli një … Baloz…

Përbindësh, plot tmerr, namin ka.

Kryeneç, i egër, dhe nervoz.

Ngado, mbjell gjeme e bën hata!…

Dhe ja, se radha i vjen Gjergjit…

Një dash… dhe motrën, për në shtrat…

Në shtrat prej vitësh, trimi dergjet.

Të nëntat plagë, i ka në shtat.

Balozi i zi, i zi katran!…

Me sy të frikshëm, si prej zjarri…

I zbehtë, i dobët, Gjergji ngjan;

Si një njeri, i dal’ prej varri!…

Përball’ u vun’, në shesh-mejdan…

Si një David, me një Guliad.

Ngado dhe gjindja, frymën mban.

Eh!… Kush lufton, me një gjigand?!…

Dhe, armët ngrehin, për duel!…

Balozi, gjuan me topuz…

Në dhe, topuzi, ngulet thellë…

Tek, Gjergjin, tall dhe e përbuz!…

Vërsulet Gjergji, plot guxim!…

Godet Balozin, drejt në kokë…

Tek përpelitët, plot tërbim,

Përbinsh’ i zi, u shemb përtokë!…

Dhe, dridhet dheu, kur ai bie…

Lëshon një zë, plot frikë e tmerr!…

Bucasin, male, fusha, pyje.

Përhapet lajmi, dheun merr…

Dhe, vjen lëgjenda, brez pas brezi…

Se, ç’bëri Gjergji për të motrën…

Me një, Baloz, betejën ndezi!…

Nderoi fisin!… Çuditi botën!…

Dhe, vjen lëgjenda, brez pas brezi…

Se, ç’bëri Gjergji për të motrën…

Me një, Baloz, betejën ndezi!…

Nderoi fisin!… Çuditi botën!…

* * *