Do të kalbem:nga Nexhat Bexheti


Do të kalbem

Nga Nexhat Bexheti

Nga pezmatimi,pse s’më deshte
Lutem, që të bëhem djeth në degë
E kur të vijë vjeshta,të venitem
Të më marë era, e t’më rrokulise
Mbi gurët nëpër rrugë
E t’më shkelin këmbët, me kepucë
Dhe të kalbem,dal nga dalë duke qarë
Pse ti s’më deshte,moj e marë
Kam arsye, pse për ty rënkoj
Je më e bukura fytyr,ashtu mendoj
Fytyrë stolisur me syte e filxhantë
Gojë rrumbullake,me dhëmbë diamantë
Bukuri të tillë, s’ka parë akoma kjo botë
Edhe pse kalbem, nuk do të ishte kotë
Terri sytë mi ka marë
Tjetër s’jam duke parë
Nga mllefi, duke qarë në rrugë
Përeth meje kaloi,një bukuri,shtat selvi
E vështrova mir,e mirë,ajo s’ishe ti
Më nxiti,të kuptoj se në këtë bot
Paska edhe të tjera, të bukura plot
Mu ngjallën, ndjenjat,edhe mua
Nga bukuria yte isha i okupuar
Të çlirohem, dhe të nisi me mend me mendu
Për ta ndërtu jetën edhe për mu
Të vetdijesohem,e t’i ndihmoj shoqëris
Mos më shkojë, jeta për bukurite
Se në botë, ka shumë dukuri
Me anomali,dhe pa të medhën liri
Nexhat Bexheti