Donike Rrethej-E re n’shpirt e n’zemër


E RE N’SHPIRT E N’ZEMËR .
( kohës ).

Ti shënon përditë mbi mue kaj rrudhë t’trishtë,
qi flet dhimbjen,lotin qi rrjedhë kah ,
e mbjedh kështu pa dasht kaj flok t’bardhë ,
po zemrën s’ma ndryshon ,ndryshim ska.

Ti ikë e tana ditët mi vjedh kahdalë,kahdalë…
ditë qi mbarsen ,kanjiherë krejt n’harrim,
mi merr vitet e mija pak nga pak,
po kurrë thesaret e shpirtit e bukurinë.

Ti t’vesh trup,ftyrë e gjithçka n’pjekuni,
po ,fillon me kaj rrudhë e flokë t’bardh e kaj lot,
ahh…ti ,ti kohë ditët ti mungon nji nga nji,
( po zemrën e shpirtin s’ma ndryshon dot ).

Donike Rrethej