
UNË.
Unë nuk kërkoj netët e heshtura të bëj zhurmë,
as nuk shtyj të njëjtët si unë të dal në rreshtat e parë,
nuk ngre zërin kurrë në një turmë,
për mua jeta është bashkëjetesë, nuk është garë.
E kur nuk ndihem mirë në disa vende o në praninë e disa njerëzve,
mbledh plaçkat e mija e nuk bëj shumë polemikë,
jetoj jetën time pa ( maninë ) e jetës të tjetër kujt,
iku nga një vend për (karakter ),jo për frikë.
Unë jam e tillë, nuk kam shumë fjalë….
dikush ndoshta më don, të tjerë më urrejnë në përgjithësi,
po për mua jeta nuk është ,nuk ka qenë kurrë një garë,
për mua është : ( RESPEKT,BASHKËJETESË,MIRËSI ).