Natasha Fejzaj ( Limaj ):Na mbytën dështakët “ gjeni “


NA MBYTËN DËSHTAKËT “ GJENI “

Shpesh herë e akuzoj ,por dhe kritikoj veten…, pse shoh?!… Jo vetëm, që shoh, por edhe dalloj qartë përtej sipërfaqes , gjë që më bën të indinjohem, kur pikas padrejtësitë dhe fenomenet me negative te sejvuara mirë në karakteret e individëve dështak te vetquajtur “ gjeni “, të cilët kanë lulëzuar si kërpudhat mbas shiut në shoqërinë tonë. Te sipërpërmendurit që u bënë ” katalizator ” të shkrimit tim, duke qënë të paaftë profesionalishtë, dhe ndjer rrezikun e humbjes së vendit të punës, mundohen me të gjitha mënyrat të bëhen rezistentë ndaj ” rrebesheve ” vlerësuese që herë-herë kalon në skaner performancën e tyre boshe. Duke shpërfaqur ” talentin ” e rrallë këto lëpirovina parazite, tamam si ” kuskuta ” qe i ngjitet bimës vitale dhe rritet mbi të , ky lloj njeriu mundohet të hedh grepat tek ndonje parti politike , pasi vegjetimi në të i jep mrojtje dhe siguri .

Fatkeqësi e madhe per shoqërinë tonë që beson tek këto monstra dështake të cilat hanë me shumë duar dhe vetshpallen palca intelektuale e kombit , kur realiteti tregon ,se nuk shkëlqejnë në asnjë drejtim. Si të ardhur nga nënzerua dhe të tmerruar nga kthimi , serishte ne te , mbajnë një këmbë në politikë ,pa e shkëputur tjetërn nga profesioni. duke u konvertuar në qenie hibride pa identitet . Kur politika i hedh poshte si rrecke , keto vemje kthehen prap ne folezen e tyre profesionale . E ç’mund të presësh nga këto dyzime mentale orbita e të cilave rrotullohet rreth interesit personal???.. .

Në atë varfëri shpirtërore , thatesirë kreative e shkretëtirë formuese , si mund të lindin ide madhore, në të mirë të komunitetit dhe atdheut ?…Edhe, pse, me dashurinë e madhe per mëmën Shqipëri, këta individe ” krimba “ profepolitikë struken nën çadrën e turmave partiake dhe, te vetkënaqur, pasi pergjegjshmëria ngelet pa ” atësi “dalin pa lagur dhe nuk e kanë problem të rrëmbejnë të pamerituarën . Të vetequajturit “ gjeni ” fryrë, si kendezi mbi pleh mendojnë, por, edhe e bindin veten ,se kane ardhur ne kete bote te jenë lider dhe me snobizëm trumbetojnë , se bëjnë “epokë ” kur në fakt janë qëniet më të rëndomëta të cilat pengohen duke përsëritur retorikat boshe të eprorëve të tyre politik . Këta janë viroza më e keqe e një kombi , modeli më i ulët i humanit Shqiptar.

Fatkeqësi e madhe , kur sheh ,se gjithë institucionet shtetërore të mbipopulluara nga kjo specie negative janë kthyer në bunkere të pazbërthyeshme, distancuar nga qytetari, të cilit kanë detyrë te padiskutueshme t’i shërbejnë . Çudia më e madhe është, se rekrutimi i tyre në institucione , shoqata, apo parti , arrihet me parimin e ” rrepkës “ injoranti i zgjat dorën, superinjorantit, vlerën e injoron, pasi tmerrohet nga sfida .

Kështu tryezat partiake gëlojnë nga profepolitik dështak që nuk arrijnë te lidhin dot dy fjalë, e jo më të jenë busull orientuese për kombin . E ç’mund të presësh nga këto shushunja që në fillim të karirës prezantohen me performancë vizive arkaike dhe, sa hap e mbyll sytë, nuk i dallon nga vipat kinematografik ?!.. Metamorfoza me shpejtësi drite ua fshin origjinën dhe , nuk është faji i tyre, qe mundohen te zhgarravisin origjinë ” rrezëllitëse “ . Lebeti qe shoqëria jonë lulëzon nga këto monstra mediokre , puthadore , sahanlëpirëse, parazite . Gjithmonë më intrigon pyetja , se…, kur, ndonjëherë ,Shqipëria jonë e dashur, do të pastrohet nga këto skorje mbytëse???… Apo mos jemi të dënuar që në tre shqiptar , dy t’i kemi të tillë?!…