Dritare-Artan Ballgjini


Artan Ballgjini

Dritare

Çdokush në vetvete mban një dritare.

Në heshtje në zemër a në sy,

Kanatat jo gjithmonë janë të hapura.

Qëllon që mbyllen në rastesi.

Çdokush në vetvete mbanë një dritare.

Dhe një neon zbehur ndoshta aty ndriçon.

Dikush kalon nëpër trotuare.

Të trokas aty shpesh nguron.

Nguron nguron për të trokitur.

Ngoron kokën aty të mbështes.

Një dritare gjithnjë do të jetë e bukur.

Nëse kanata hapur i mban përherë.

Çdokush në vetvete mban një dritare.

Në heshtje në zemër axnë sy.

Ato nuk janë si qelqe të zakonshme.

Mund të thyen dhe nga lotët që trokasin aty.