Mjergull…Eli Nebi -Plaku


Eli Nebi -Plaku

Mjergull…

Mjergulla mbulojë vendin

Mbulojë rrugë, mbulojë shtëpi

Lulja,lulen s’e sheh qartë

Qielli mori ngjyrën gri..

Dita duket e trishtuar

Mjergull, heshtje dhe vetmi

Njerëz, rrallë sheh në rrugë

Përreth një melankoli…

Çfarë manie të ka zënë

Verbon vendin, verbon sytë

Diellin e ke mbuluar

Pengon rrezen që të ndrijë..

Largohu, mjergull të lutem

Frymën ditës ja ke marrë

Shpirtrat duan kaltërsinë

Lulja për lulet ka mallë..!!