Dy fjalë për arkeologun H.Ceka dhe studimi”Monetat e Amantit”-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Fotot:Arkeologët: Vladimir Demitrioviç Blavatski dhe Hasan Ceka, në qytetin antik të Apollonisë në viti 1958.

…Do të kapërcejmë mjegullën e shekujve,për tu gjendur materialisht te qytetërimi ynë. Mund të thuhet se rruga , për të rrugëtuar në ato shekuj pas , është një rikthim i vështirësuar. Udhëtimi prapa në kohë është kështu një udhëtim në kahun e kundërt. Pikërisht sepse,atje me kohë mjegulla ka rënë dhe kurthuar ka gjithshka. Mirëpo deri më sot, të gjithë gjurmuesit e shekujve, një rrugë kanë ndjekur,ose kanë rrahur vazhdimisht . Rrëmimi neper rrënojat .

…Të gjithë atyre që u rranë brinjët për këto rrënoja , shpirti u ndriçoftë !

…Të gjithë atyre , që u lektisën në diell, shi e baltëra embëltaja e baltës tonë mjaltë tu bëhet !

C’marveshje bënë me kohën ?

D.m.th çfarë i kërkuan Perëndisë , për jetët e tyre ?

…Shpirti, që rron aq kohë për të sjellë në vëmendje ,qytetërime të humbura. Gjurmuesit e kësaj rruge janë si shenjtorët .

2.

…Në të vërtetë ata rrugëtojmë me rrugën e lashtë të gjurmuesve shekullor.

Do të ecim përbri një rruge të vështirë, të meteorizuar të,që është rruga e ndritshme e pagabueshme,më afër të vërtetës. Madje me këtë do të risjellim një copëz të këtij portreti të një prej figurave të arkeologjisë shqiptare .

Kjo rrugë,zbret labirinteve të thella .

…Është e kthjelltë si qielli pranveror.

…Është e sigurt,e bardhë si fushëpamja e ngrirë e Antraktidës .

…Nga fryma e tyre , risillen copëra jete ,të një qytetërimi si ky i yni, që ka jetuar qindra shekujsh . Rruga e tyre për të hyrë në thellësitë shekujve ,pra puna e tyre e gjurmuesve,kërkuesve,hulumtuesve ka qenë arkivat,të dhëna, dëshmitarë,analizat e tokës,gurëve, murreve , copave ,enëve memuareve, traktateve, raporteve,librave të zverdhur, etj, etj. Kështu nëpërmjet “gjuhës së shkencës” ata janë përpjekur të ringrenë në këmbë portrete fizike,ngjarje etj , që kanë mbetur “anonimat të shekujve”.

…Përgjithësisht, kjo rrugë është qindra vjeçare dhe rrihet kaq masivisht sot. Do të punohet në kohëra, ndonëse ajo ka mbetur e vetme ,por e paoksiduar nga koha . Një shtresë mjegulline mund të mbuloj një oqean .Atje ndihet mbretëria e heshtjes . Ja përse ,kontributi i këtyre studiuesve është më e rëndësishmja.

3.

Familja Ceka.

…Historiografia më e re shqiptare, posaqërisht në 20. vitet e fundit .

…Prof. Dr. Krist Maloki:

Përfundimi i luftës së parë botërore për studimin dhe shkrimin e historisë shqiptare ishte një katastrofë e vërtetë. Shqiptarët e humbën tutorin dhe mecenen shpirtmadh për të gjitha fushat e jetës kulturore dhe shtetërore – Monarkinë Austro-Hungareze – dhe ata i humbën kontaktet me personalitetet e mëdha studiuese shqiptarofile nga perandoria e shumëpopujve.

Italia qysh moti kishte lidhur me Shqipërinë fille të llojit kulturorë dhe shkencorë, shpesh në rrafshin e e studimit të gjuhës kishte arritur gjëra themelore dhe të qëndrueshme, por për studimin dhe shkrimin e historisë ajo nuk ka të ofrojë diçka të rëndësishme. Kështu edhe më shpresa historiografike e Shqipërisë koncentrohej në „Shkollën e Vjenës“ tani më e shkrirë nga e cila kanë dalur studiuesit e sotshëm të mrekullueshëm të gjuhës dhe historisë – Çabej, Buda, Hasan Çeka, dhe Laurasi. Në këtë pikëpamje një falënderim të ngrohtë i është borxh dy profesorëve të Universitetit të Vjenës – Karl Patsch dhe Norbert Jokl – të cilët i transmetojnë gjeneratat e mesluftës së Austrisë së vjetër, edhe më postum të Shqipërisë.

Me poshte.Me rëndësi të veçantë për kërkimin historik dhe shkrimin e historisë shqiptare ishin gjetjet arkeologjike në gërmimet e udhëhequra nga Italianët (L. M. Ugolini) dhe francezët (Leon Rey) në Pojan(Apollonia) dhe Butrint (Buthroton) dhe në gërmimet në fushat e varreve të Komanit, Feniqit (Foinike) etj., si edhe gjetjet nga vërshimet e Liqenit Maliq, dëshmimet e të cilave përmes antikës arrijnë deri në kohën e neolitit. Francezët dhe italianët rezultatet e të dhënave të tyre ia kanë ofruar botës me fotografi dhe me fjalë dhe me publikime speziale shkencore, kësaj tradite i qëndroj besnik edhe udhëheqësi i sotëm i të gjitha punimeve arkeologjike Hasan Ceka dhe kolektivi i tij. Përmes gjetjeve të shumta dhe të veçanta në qytetet e ndryshme të gërmuara të Shqipërisë, sot është e mundur që historiografia shqiptare të argumentojë autoktoninë mijëvjeqare, të provohet ndërlidhja e brendshme në mes të Ilirëve dhe Shqiptarëve dhe të kundërdëshmohet teza e editorëve të historisë së madhe„Geschichte der Völker Jugoslaëiens (Historia e popujve të Jugosllavisë)“ – B. Grafenauer D.Perovic und J. Sidalec – sipas të cilëve shqiptarët kanë emigruar së bashku me sllavët në Shqipëri, në të njëjtën gravurë gjetjet shqiptare kundërdëshmojnë edhe kundër etnografëve Vukosavljevic, Trifunovski und Stoikovic-Martic të cilët pas invazionit sllav shqiptarëve u japin rolin e një pakice të vogël.

Dhe ne fund .

Në të njëjtin drejtim të një mjeshtrie shkencore rrahin punimet arkeologjike të njëfare Hasan Cekajt, publikimet literar-historike të njëfar Dhimitër Shuteriqit, dhe monografitë literar-historike të përkthyesit të Schiler-it Shakespeare-it dhe Faustit të Goethe-s Skënder Laurasit („Petro Laurasi, jeta dhe veprat, Tiranë 1958) etj.

…Hasan Ceka eshte nje nder themeluesit e arkeologjise shqiptare.

Ai u mor me kerkimet numizmatike dhe numeron ne kabinetin e tij numizmatik rreth 20 mije monedha.

Ne kete kabinet perfshihen monedhat qe nga antikiteti i botes greke, e cila e preu e para monedhen monetare, dhe u kembye me pas me qytetet koloni dhe deri tek monedhat qe prene vet shtetet ilire, si :Mbreti Gent, apo qyteti i Lisit.

…Leon Rei:

Ne vitin 1930 ai u caktua si vezhgues i ministrise se arsimit dhe kultures, prane misionit francez, me qellim qe te merrte ne dorezim te gjitha objektet, qe do te zbuloheshin nga rrenojat antike .

…Hasan Ceka (1900-1999) njihet si “Babai” i arkeologjise shqiptare”,

ne te cilen dha nje kontribut te jashtezakonshem gjate gjithe jetes se tij.

Ne Apoloni ai punoi per rreth 40 vjet duke perfunduar germimet e ndermara nga Leon Rei, si dhe punime e botime te tjera.

Rreth 50 vjet pas austriakut Karl Paç, në rrënojat e Amantias nisën ekspeditat e para arkeologët shqiptarë: Skënder Anamali, Hasan Ceka dhe Frano Prendi, e disa dekada më pas edhe nxënësit e tyre, Neritan Ceka e Vasil Bereti.Arkeologët që zbuluan Amantian ishin Frano Prendi, Hasan Ceka e Skënder Anamali.

Ata udhëhoqën gërmimet që nisën në vitin 1949 deri në 1956.

Gërmimet zbuluan gjurmët e një prej qyteteve të rëndësishme të antikitetit. Përveç mureve rrethuese të Akropolit dhe

portave të qytetit, janë zbuluar edhe stadiumi, tempulli i Afërditës, nekropoli me varret monumentale kisha e ndërtuar në shekullin V p. Krishtit etj. Stadiumi është i përbërë nga 17 shkallë në pjesën ballore, 8 shkallë në pjesën lindore dhe 4-6 shkallë objekt(stadiumi), është ndërtuar në shekullin III para Krishtit .

2

QARKULLIMI MONETAR NE AMANTI

Këtë artikull që e kam nxjerrë nga revista:” Iliria” ,Hasan Ceka shkruan për monedhat e qytetit ilir të Amantias.

Gjate kërkimeve te bëra ne rrënojat e Ploces janë mbledhur rreth 400 monedha te ndryshme, nga te cilat, pjesa me e madhe janë gjetur nga fshataret. Klasifikimi i tyre ne një katalog na ka dhënë mundësi te fitojmë një pamje mbi qarkullimin monetar ne Amanti dhe lidhjet e marrëdhenjet, qe ky qytet ka pasur me vende e qytete te ndryshme. Monedhat kapin një periudhe pre j 800 vjetësh, duke filluar nga shek. IV p.e.s. deri ne shek. IV e.s. Një pjese dërmuese e tyre i përkasin 4 shekujve te fundit te mijëvjeçarit te I p.e.sone. Edhe ne monedhat dhe ne qarkullimin e tyre, sikurse ne fusha te tjera te jetës ekonomike e kulturale te Amantise, dallojmë periudha te ndryshme. Duke pasur parasysh rrethanat, qe lejuan qarkullimin monetar ne këtë qytet ne kemi përcaktuar këto tri faza:

1. Periudha para fillimit te prerjeve monetare te Amantise nga shek. IV p.e. sonë deri ne mesin e shek. III p.e.sone. Deri tani janë gjetur dhe përcaktuar 56 monedha qe i përkasin kësaj periudhe.91 Këtu bëjnë pjese 9 monedha bronxi mollose të tipeve mburoje-rrufe dhe Pallas-shqiponje, te prera para v. 342 p.e. s, një monedhe bronxi e Aleksandër Mollosit (342 326 p.e.s), 5 monedha bronxi maqedone te Filipit te II dhe nje Aleksandërit, një monedhe e qytetit te Epirit Eleia e tipit Pegaz-Tredhëmbësh e prere para v. 340 p.e. sonë, 4 monedha argjendi te Korinthit një tridahme e tipit Athina-Pegaz dhe tri drahme te tipit Afërditë-Pegaz, te prera midis v. 400-338 p.e.s, 14 moneta te Korkyres, nga të cilët 6 drah¬me argjendi të tipit Amfore-yll tete cepash te prera para v. 300 p.e.s. dhe 8 bronxe të ndryshëm te prera midis v. 300-229 p.e.s, 18 monedha argjendi te Dyrrahut te tipit Herakli-Pegaz (v. 320-270 p.e. sone), një monedhe argjendi gjysme drah¬me e Istiese se Eubese e tipit Men.ade Nymfe (v. 313-265 p.e. sonë), një bronx. i qytetit Neapol te Kampanjes i tipit Apolon – Dem i prere para v. 340 p.e. sonë dhe një bronx i Agathokliut te Sirakuzës, qe i përket periudhës se dyte, v 310-307 p.e.s.

Sikurse shihet nga monedhat qe radhitem me ]art, ne periudhën e pare ne Amanti qarkulluan monedha me prejardhje nga vende te ndryshme. Numri i tyre nuk është i madh. Rrugët e ardhjes se tyre ne qytetin e Amantise kane qene te ndryshme. Pa lënë ne një ane qëllimin për te cilin janë prere monedhat, disa prej tyre duhen veçuar dhe lidhen me tepër se me një veprimtari ekonomike me ngjarje te ndryshme politike. Me gjithë mungesën e te dhënave burimore, ka te ngjare, qe përveç, rrugës tregtare, prania e monedhave maqedone te Filipit II e te Aleksandërit dhe atyre mollose duhet pare e shtjelluar me ngjarjet politike, qe preken ne atë kohe viset jugore te Ilirisë, domethënë vartësinë e Amantise nga Epiri, ndoshta edhe nga Maqedonia.

90) A. Stipcevic, Arte degli Illiri, Milano 1963.

91) Ketu nuk perfshihen monedhat e mbledhura nga K, Pa~i, i cili permend ne kolekcionin e, tij perveg monedhave romake, ekzemplare te Amantise, Ambrakise, Epirit e Sirakuzes as edhe ato te mbledhura nga L.M. Ugolini, Gjithashtu nuk jane perfshire edhe monedhat e gjetura ne keto 5 vjetet e fundit.

Me fushatat e epiroteve ne Italinë e Jugut duhet te lidhen monedhat e Agathokliut te Sirakuzes dhe te qytetit Neapol te Kampanjes, te cilat janë shume të ralla. Ne rrethana te tjera erdhën ne Amanti monetat e Korinthit, Korkyres, Dy¬rrahut, Istiese dhe te Eleias. Korinthi e Korkyra qysh herët kishin vendosur me krahinat jugore te Ilirisë marredhenje mjaft te rregullta. Për të i zhvilluar edhe më tej këto marredhenje, ata ngritën ne brigjet ilire koloni te tyre. Korinthi e Kor¬kyra vazhduan shkëmbimet me hinterlandin ilir edhe kur kolonitë e tyre Apolonia e Dyrrahu, te fuqishme ekonomikisht, hodhën ne tregun ilir monedhat e tyre. Ato bëjnë tregti me viset ilire jo vetëm nëpërmjet kolonive, por edhe drejtpërsëdrejti. Ne kate periudha monedhat e tyre zënë ende një vend te mire ne qarkullimin monetar, vend te cilin do ta humbasin vetëm me vone. Një vend te dorës se pare zënë ne këtë periudhe, ne Amantat ,dhe ne qytete te tjera ilire, monedhat e qytetit te madh te Adriatikut lindor te Dyrrahut. Këto monedha janë te gjitha te tipit Herakh-Pagaz. Monedha e argjende tipit He¬rakli-Pegaz është një monedhe te cilën Dyrrahu e nxori ne treg për te qarkulluar kryesisht ne krahinat e brendshme te Ilirisë se Jugut, ku gjendet kurdoherë me shumice. Një monedhe tjetër, qe qarkulloi shume ne një kohe me këtë monedhe te Dyrrahut është ajo e Istiese; ne Amanti ajo është e rralle, por ne krahinat fqi¬nje është gjetur me shumice. Këto janë monedhat, qe qarkulluan ne Amanti ne periudhën e pare. Materiali numizmatik nuk na tregon përtej shek. IV p.e.s; kjo është koha kur qyteti nuk është ende i forte ekonomikisht. Por duke filluar nga mezi i shek. III p.e.s. ne Amantine e lulëzuar qarkullojnë me shume monedha; një ngjarje qe pa tjetër ka ndikuar, ka qene shkëputja e qytetit nga vartësia politike e Epirit.

2. Periudha e prerjeve monetare amante, nga mezi i shek. III p. e.s. deri ne shek. I p.e.s.

Kësaj kohe, qe i përgjigjet jo vetëm periudhës se prerjeve monetare të Amantise, por edhe asaj ku qarkullojnë me shume monedha, i përkasin “sl”,

cope monedha. Vendin e pare ne këtë kohe e zënë monedhat e Lidhjes epirote (te formuar pas renjes se mbretërisë) me 141 ekzemplare. te gjitha janë prej bronzi me përjashtim te një monedhe të tipit ZeuS,-Dione-rrufe. Në bronzet mbizotëron tipi Artemis.-maje heshte, dhe pas tij tipet Zeus-rrufe, Dione-trikembesh dhe Herakli-topme. Fill pas monedhave epirote vine ato amante, 91 cope të gjitha prej bronxi; me td shumta ata te tipit Zeus-rrufe e Zeus-Dione-gjarpër, Artemis-flakse dhe me te pakta ato te vonat te tipit Zeus-rrufe me emrin (Sostrion). Monedhat e Bylisit fqinje përfaqësohen nga 8 ekzemplare me tepër te tipit koke djaloshi-shqipe. Nga monedhat e Orikut, te tipit Apollon-Obelisk janë gjetur 17 cope. 13 cope janë monedhat e Ambrakise me dy tipe, Dione-Obelisk e Apo¬llon-Obelisk. Nga qyteti ilir Olympe janë 4 monedha, dy të tipit Apollon-Obelisk dhe dy te tjera te tipit koke djaloshi-gjarpër. Monedhat e Amantise, Bylisit, Ori¬kut, Ambrakise dhe të 0lympes janë te njëkohshme dhe fillimet e qarkullimit te tyre me çlirimin nga vartësia e mbretërisë epirote 94. Ne Amanti janë gje¬tur 27 monedha apolloniate, midis te cilave edhe denar i tipit Apollon-Nymfe. Ne monedhat apolloniate ka tipe te ndryshme; me te shumta janë ato të shek. II-I p.e.s. Monedha te tjera qe qarkulluan ne Amanti ne këtë kohe janë 7 bronze te Dyrrahut (Herakli-hark, topure, mill. Helios-anije dhe Zeus-trikembes), një bronxi Filipit te V maqedon, një bronx i tipit Zeus-anije i Korkyres, dy bronze, Apollon-topure te qytetit Sardes të Azise se Vogël. Monedha romake republikane

92) H. Ceka, Probleme te numismatikes Hire, f. 33.

93) Kohet e fundit u gjet ne luginen e Vjoses ne Qesarat nje thesar ku kishte edhe monedha td keti j qyteti.

94) H. Ceka, Probleme te numismatikes Hire, f. 97.

janë gjetur vetëm 4 cope, tre denare te shek. 1 p.e.s. dhe nje subarat, po kësaj kohe.Ajo çka bie ne sy ne gjetjet monetare te periudhës sa dyte ne Amanti është dalja ne qarkullim e monedhave te qyteteve te ndryshme te Ilirisë. Monedhat maqedone përfaqësohen vetëm nga një ekzemplar i Filipit te V. Korinthi nuk

përfaqësohet fare, pothuajse ne te njëjtën gjendje është edhe Korkyra. Edhe monedha e Dyrrahut nuk e ka me atë fuqinë e vjetër; bronzet që ky qytet nxori për hinterlandin ilir nuk i zunë vendin e gjysme drahmeve të argjendta Herakli-Pegaz.

Nga monedhat e reja, qe gjenden ne Amanti ne këtë periudhe janë se pari prerjet vendase; por ashtu sikurse shënuam gjate numërimit te monedhave te kësaj periudhe te dyte përkrah, madje ne numër me te madh, gjenden monedhat epi¬rote. A duhet marre k jo shfaq je si dëshmi e vartësisë ekonomike e amanteve nga fqinjët e tyre jugore? Jemi te mendimit qe, për kohen qe behet fjale, kur Amantia dhe qytete te tjera te Ilirisë se Jugut presin monedha te tyre, nuk ka pasur një vartësi politike e ekonomike, mbasi Epiri si shtet kishte humbur fuqinë e vjetër ushtarako-politike. Ka me tepër te ngjare qe Amantia, për pozitën e saj te fa¬vorshme ne marredhenjet tregtare midis krahinave ne veri te Vjosës dhe atyre ne juge te saj, ka luajtur një rol kryesor. Këtë pozite ajo e mbajti deri ne ngjarjet e v. 168 p.e.s., kur Epiri u shkatërrua dhe u plaçkit nga ushtria romake te Pal Emilit.

Ne periudhën nga mesi i shek. III deri ne mesin e shek. II p.e.s. për një she¬kull, Amantia pati marrëdhënie te mira tregtie me qytetet fqinje, te cilat sikurse ajo, te pavarura politikisht, kishin nxjerre ne treg monedhat e tyre autonome. Pranë Amantise janë Bylisi, Olympe e Oriku. Me ne juge është Ambrakia. Qy¬teti me i largët është Sardea ne Azinë e Vogël.Për tregtinë e Amantise qene te renda pasojat e luftës se trete iliro-romake, nënshtrimi i Epirit dhe fundi i mbretërisë maqedone te Perseut. Njëra pas tjetrës u mbyllen punishtet e shume qyteteve qe për me se n je shekull kishin prere monedha. Ne këtë kohe dhe me vone Amantia si n je qytet i lire i forcon lidhjet me Apollonine. Këto lidhje i shohim jo vetëm ne monedhat apolloniate te shek. II e I p.e.s. qe qarkullojnë ne Amanti, por edhe te prerjet monetare te fundit amante ne Zeus-rrufe, dhe me emër nëpunësi dhe nje tip tjetër me Apolon-obelisk qe imitojnë prerjet apolloniate. Vlen te shënohet se ne këtë periudhe, ne raport me monedhat e tjera, monedhat romake republikane janë ende te pakta. Mbyllja e punishteve nuk solli një zhdukje të plote te qarkullimit te brendshëm te mo¬nedhave vendase; nga ana tjetër përderisa monedhat romake republikane janë ende te pakta nuk mund te thuhet nëse kjo gjendje është e rastit apo prove e një qarkullimi të kufizuar te monedhave romake.

3. Periudha pas pushtimit romak – shek. I-IV erës sonë. Monedhat, qe i përkasin kësaj kohe, janë kryesisht ato perandorake romake. Deri tani pre j tyre janë gjetur gjithsej 14 cope. Midis tyre katër monedha argjendi – një kuinar e tre denare – të Augustit, Trajanit, Antonin Piut dhe Probit. Pjesa tjetër përbehet nga bronze te ndryshme te Augustit, Germanikut, Agripines, Antonin Pout, Faustines se Madhe, Luc Verit dhe te Maksimian Herkulit e Krispit. Midis tyre duhet vene edhe nje bronz i Apolonisë me fytyrën e Karakalles.Shihet qarte se ne gjetjet monetare të Amantise periudha perandorake përfaqësohet dobët, jo vetëm ne krahasim me periudhën e lulëzimit te Amantise, por edhe me atë te fillimit të qarkullimit monetar ne këtë qytet. A duhet menduar se shekujt e pare te perandorisë, e gjejnë Amantine të dobësuar ekonomikisht? Sigurisht qe qyteti nuk duhet të ketë pasur atë lulëzim qe pati ne shekullin III-I p.e.s. Gjetjet arkeologjike, se paku ato te dy shekujve te pare, megjithëse jo aq te shumta, nuk tregojnë për një renje kaq te madhe te Amantise. Edhe ne ato pak monedha perandorake te gjetura ne Ploce këto dy shekuj nuk janë aq te varfër. Asgjë përfundimtare nuk mund te thuhet për shek. III e IV. Monedha e fundit qe qarkullon ne Amanti i përket fillimit te shekullit IV erës sonë.