E gravuar me emrin tënd-Sami S. Shatri 


Dorë e zemrës, n’flokë të shprishur

t’përvjel ballin, t’shpalos syrin

vetulla t’zeza, hark përdredhur

ç’shikim t’mallshëm, sa magjepsur!

Buzë të mbledhura, si në puthje

me buzëqeshje, pak ngacmuese

vath argjendi, n’vesh të shpluar

plot me sharm, sa befasueshëm!

Jakë e k’mishës, stil i ngritur

t’hjeshon gjoksin, ca të rritur

bylyzyk, praruar në arë

vezullueshëm, n’qafë të gjatë!

Dorë e shtrirë pran belit tënd,

ç’mesazh sjell e ç’mesazh qon;

ndoshta pret, nga larg dikënd

që të vijë, në prehërin tënd!

Ulur vetëm, këmbë mbi këmbë

pak mbi gju, t’çelur fustan

ah sa vrullshëm, rrezaton

larg e afër, dukesh Zonjë!

Shkrep’s e dorës, rrin matanë

e gravuar me emrin tënd

më hamend e më trazon

kohë të shkuar, seç më kujton!