Shpirt në mesnatë-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Shpirt në mesnatë

Në mesnatë kur hënë e ngrënë,

të puthë ftoin qetësisht

Do të ngrihem plotë me baltë,

nga varr i ftohtë sërish

Do të shkoj në fushë të madhe,

me ca drurë të lartë në mes

Anë më anë nëpër lëndinat,

ku është shpirt i Myzeqesë.

Do t’i marr ca dallëndyshe,

ku janë strukur nëpër strehë

Ndoshta qeni im i mplakur,

do më shohë e s’do të lehë

Ndër dritaret do çapitem,

ku është ndezur një qiri

Ndoshta ende është e dashur,

qan për fatin tonë të zi.

Do qëndroj tek vatr’e nxehtë,

dhe ca fjalë do shkruaj me prush

Dhe pastaj do shkoj me vrap,

se po gdhihet e sheh kush

Le të shoh yjtë kur shuhen,

një nga një ndër grurë të shirë

Dhe pastaj të shtrihem prapë,

plotë me plagë në tokë të ngrirë.