E privilegjuar që kam ndjekur ëndrrën time-Kledi Shegani


E privilegjuar që kam ndjekur ëndrrën time, me fat që modelin e mësimdhënies e mora nga një grua super e përkushtuar, mamaja ime.
Mirënjohëse të gjithë mësuesve që na edukuan e mësuan më së miri! Respekt për profesorët e mi, që sot janë kolegë dhe hedhim bashkë hapat në rrugën e dijes.
Mirënjohje brezave të studentëve që na motivuan dhe na bënë krenarë nëpër vite!
Sot më keni emocionuar kaq shumë me mesazhet tuaja, me urimet dritëplota. E kam shpirtin plot.
Shumë urime për festën e mësuesit dhe dielli shkëlqeftë në rrugën e gjithësecilit prej nesh, ditën simbol të njerëzve që profesionin e kanë mision