Edhe fjala thyhet-Ruzhdi Keraj


e thënë e pa verteta

soragato ftyre nxime

e pa veshun me ndjenja

edhe fjala thyhet

kur lyhet me mjegullen

e pshtymes

qe del si shatrivan te laje

ftyren e perqudnume te

rrenes

edhe fjala thyhet

si nji bistek qe hidhet per dhe

prej nji dore te idhet

e nji gabzherri t’pa bese qe bertet

shkule mos e len me çile

edhe fjala thyhet….