Edhe ne në rini kemi dashuruar në atë kohë…


S’na ka mbajtur njeri nenepranga apo t’na mbyllte ne Kullen e Oso Kukes..!

Kujtese !

Ishte viti 1973,duke u kthyer pak mbrapa ne kohen e rinise…

Vetem 24 vjeç,mbasi u çova heret ne mengjes nga Posta Kufitare Rrushkull,Batalioni i Kufirit Shkoder,me nje biçiklete tip “kineze-28/she,qe sapo e kishja blere,u ngjita ne argjinature e Lumit Buna,kufiri ujor me Malin e Zi,dhe mora rrugen per ne Qender te Dajçit…

Pasi lash mbrapa fshatin kufitar Samerisht,mbrita ne Qendern e Dajçit.Aty ku ishin te vendosura gjitha zyrat e Keshillit Popullor,te Kooperatives,Spitali,shkolla e mesme bujeqsore,kurse ne Qender ishte nje tip resoranti qe gatuanin vetem per dreke per punonjesit e administrates.Aty ne qender ishte dhe nje klub i vogel,teper i bukur qe kishte nga pijet me te ndryshme.Mbrapa atij klubi ishte Shtepia e Kultures,cdo mengjes pergjegjesi Ramiz Hoxha (babai i ish Shefit te Shtabit Luan Hoxha,kujtohet Gerdeci qe Ai u largua ne Amerike) ndizte radion me ze ne maksimum…

U ula,mora nje kafe ekspres dhe nje konjak…

Dikush erdhi dhe u ule prane meje..!

Aty ishja me trup por mendja me qendronte diku……

Koha po ecte “si breshka”, ishja i ftuar ne nje mbremje te rinise fshatit Djaç,nje kooperative e Tipit te Larte,e zhvilluar dhe me prodhimtari te larte sidomos ne miser…

Ne ate kohe donja nje vajze e cilia ishte me arsim te mesem inferimiere,por nuk ja kishja shprehur akoma mendimin,duhet te gjeja rastin…

Kishja ndermend ta ftoja ne ate mbremje nga ku me jepej mundesia ti propozoja…

Por me dolli huq,u takuam ne rruge dhe fjala e pare qe i ligjerova ishte :

” Do te vish sonde ne mbremjen qe organizon rinia ..?”

Nuk mundem-tha ajo,u fijova ishte fjala e fundit e saj…

E falnderova,duke u kthyer mbrapsht me “veturen” time,dhe per 10 minuta mbrita ne posten kufitare Rrushkull,duke hedhur mbrapa kraheve ate situate jo te kendshme….por ne ate moment kujtova thenien e nje miku time,qe nuk jeton,komisar Hamza Myslia nga qyteti i Shkodres i cili me kishte thene :

” Mos u marto Selman ketej,se do te ngelesh gjithemone ne Shkoder,me mire merre nga vendi yte gruan,se edhe dhia kur mbetet mbrapa nga tufa,ajo e di rrugen dhe kthehet vete ne kope,ne stan..!”

______//_____

Per dashurine…. (ashtu si e mendoja ne ate kohe)

Moj Jozefine, o moj fisnike…

Lum si une qe te kam per mike…

Je si drite e je si hene…

Mos je “molle” per te ngrene…

Gjithe naze,tere lezete …

Ta kame marre zemren vertete….

Si t’ja beje a une i mjeri…

Me kete YLL qe ndrit si dielli…?

Hajde zemer mos me lodh…

Tek burimi t’me takosh…

Do te theme dy a tri fjale…

Aty kam dhe per te propozuar…

Dashuria eshte por si mjalt…

Asnjehere s’te le ne balte…

Ti Shkodrane,une mga Jugu, e meritojme…

Eja,bashke familjen ta krijojme…

Por ja,qe ngeci,ngeci karkaleci…

Stonova ne kohe,mu duk vetja “tip mistreci…”

Dashuria eshte ndenje,maturi,pergjegjesi…

S’eshte vetem fjala se sa duhemi Une e Ti…

Sote ne moshen e trete,te flasish per dashurine…

Eshte humbje kohe,si nje ze ne shkretetire…

Vertete dashuria s’njeh moshe…

Por cdo gje ka nje cak,duket sikur “kerkon lemoshe…!”

Autor :Selman HYSI

Fier,24 Korrik 2023