Eduart Veli:Kush jemi ne të dy?


Kush jemi ne të dy ?
Pyes veten, vite me radhë.
Kush jemi ne?
Mos vallë..,jemi dy pëllumba të bardhë?

Kush jemi ne !?
Mbetëm qiellit,përherë në fluturim?
Në diellin si saç,në shi dhe shtrëgatë..
Kush jemi ne të dy ?
Kjo rrugë e bukur,për ne ka vetëm fillim..
Spektra magnetikë,që ngjizen nëpër natë!

Kush jemi ne të dy?
Fryma, që ushqen me oksigjen, një mushkri.
Gjaku i ngrohtë,që mban në jetë ,një zemër.
Kush jemi ne?
Dy gjymtyrë,që mijëra kilometra përshkojnë.
Sytë,e dashuruar,që njëri tjetrin pikturojnë. .!

Kush jemi ne të dy ?
Një përgjigje,që dhe plisat e dheut e dinë..
E dimë dhe ne,thonë rrugët,e lisat e maleve.
Kush jeni ne ?!
Ju njohim dhe ne,thonë shkallët e festivaleve !

Kush jemi ne,të dy, në këtë botë?
Akrepa mishi,që s’ndalen,të një ore Zvicerane.
Meridianë,mbarsur me këngë,e soneta dashurie.
Kush jemi ne?
Bahçevanë,të dashurisë,me aromë manxurane!
Satelitë paqësore,që puthemi,në prushin me yje!

Kush jemi ne të dy, në këtë galaktikë?
Dy drejdëza,që lëvizin,në dy drejtime,në Ekuator
Takohen e puthen gjithë zjarr,në të njëjtën pikë!
Kush jemi ne të pyes?
Bashkë.. dy sy,..dy buzë,veç ..një zemër në kraharor !
Udhëtarë të dashuruar,që nga vitet,nuk kanë frikë!

Kush jemi ne të dy,në ktë botë të trazuar?
Në një rreth të madh drite, sa Bota, të kuqëluar..
Në valle mjelmash,fustanbardha,në planetin Tokë
Në një puthje të gjatë,mjaltë të ëmbël,prushëzuar.
Ballo e të dashuruarve,me miliona miq e shokë.!

Kush jemi ne të dy,,e dashur,të pyes?
-Grimcë molekulare,ngarkuar me dashuri,sa një planet.
-Urojmë Zotin e Madhërishëm ,në çdo mëngjes ..!
-Barinjtë e familjes,prindër të dhembëshur,poet !

Kush vallë ..jemi ne të dy,në këtë në hapësirë?
Njerëz të thjeshtë,që këtë Botë do ta donin të lirë!