Kur të lëjnë forcat, çelin ëndërrat si lulet në truall të begatë, në hirin e një vullkani.
I çuditshëm është ky kali i ëndërrës time. Jerë më ndez këngët me trokthin e tij, nëpër kepa; herë ma përflak udhën e mallit, me glskën kepash, trokthit ritmik, melodioz.
E kënga e mallit, si bari i vesuar, ndërmjet e mbi gur; merr formën e mallit të zemrës që nguc kalin me galop.
Eh ky trokth , më ndez ëndërrën, më ndez këngën të përhapet jehonshëm, med barit lulezonjave të Qimekeqit e Luxhesës së Reçit.
E bën të trokojë kjo këngë; në bjeshkë të Lurës e në Xhaxhisht.
Pastaj t’ ia kthej këtë këngë lirike Zalldardhës time e Drinit. Ua kam borxh, këngën se ata ma dhanë muzën, shpirtin fluturak.
Janë ato vënde ku kam shkelur e kam ndërruar me to mesazhe dashurie. Medazhe malli me ujin që më fali forcën e ashtit, me krojet e pakëte të Zalldardhës. Të pakëta e të begata.
E ku nuk më çoi kali i ëndërrës time, kali i ëndërrës së Hazdisur.
Te kënga e pambarimtë emallit të pashuar. Te malli i burrit që kolovitet baladash e shpërthen plot lirizëm,
Në këngën e bukur plot ritëm
Faleminderit o Zot që bashkë me jetën më dhurove këtë kalë; kal ëndërrash, pegas muzash.
