Mora daltën të latoj disa vegime.
Fjalët e muzës i skalita s’i qoshe muri.
Me metafora e ngrita bedenën time.
“Një komb njihet nga gjuha e flamuri”!..
***
Vargjeve qaforen,u’a bëra me gjëmba.
Që të sfidojnë rrugës, hijena e langoj.
Kuq e zi, u vërgon gjaku në remba.
Muza,nis e fluturon me krahë dragoj.
***
Gjuhën e nënës,lum kush s’e harron.
Ju lutem!Po ju flas Shqip kudo,që jeni.
I mbani germat e arta,si medalion.
Se kanë nektar,me estrakt poleni..!
Copyright Ardian Muça!
