EJA HYJ NË VARGUN TIM…Nexhbedin Basha


Erë e mirë fryn miku im,

Vjen si parfum me aromë luleje,

Eja hyj në vargun tim,

Qetësisht si një pekule.

Erë e lehtë po fryn përjashta,

Valë, valë vjen si dallgë deti,

Spërkat pemët e mëndafshta,

Tango luajnë në mes veti.

Në çdo cep e ndjej aromën,

Si lule mimozat që kanë çelur,

Dhurata ka erë molle,

Festa e të dashuarve po vjen si dielli.

Afshi e saj më djeg në zemër.

Fryn një erë, erë lirie,

Vjen e brishtë, si re e murme,

Si kartolinë shkruar në krorije,

Eja ulu në vargun tim,

Ti poezi…mos m’u mërzit,

Era e lehtë si mëndafsh po fryn,

Si lulëkuqe të pres të vish…

Nexhbedin Basha