Eja pranverë-Natasha Ilia Çuro


Eja stinë e ngrohtë mos vono,
Me të bukurat manushaqe e luleshqera,
Eja gjithë botën e fëmijë pleq.. gëzo,
Kundërmo erë lule bajame e çil gonxhe të tjera.

Ah pranverë të dua, të adhuroj,
Ti në shpirt më sjell vetë ëmbëlsi,
Tufa dallëndyshe mbi çati më fluturojnë,
Nën strehën time fole po ndërton një çift..përsëri..

Dua të them dallëndyshe bisht gërshërë,
Ndërtojë ti çerdhen aty pa frikë,
Këtu ka paqe asnjë bombë nuk ka rënë,
Po mëndja më shkon te fëmijët në Ukrainë…

Ata kanë mbetur pa fole e pa të ngrohtë,
Tmerri i luftës i largoj nga vendlindja..
Tani më këmbë kalojnë sinore në të ftohtë,
O zot i madh ..ku është dashuria…

Eja ti në këto ditë të vështira,
Kur toka është djegur zjarr,
Eja besoj te zoti e perëndia…
Dënoji o zot i plotfuqishëm këta gjakatar.

Që fëmijët t’ju kthehet lumturia,
Në këto ditë të bukura pranverë,
Të gjithë kriminelët ti dënojë drejtësia
Që buzëqeshje të kenë fëmijët përherë..

Bashkë me pranverën që do vijë
E qeshura në buzë mos ju ngrijë….