Heshti pranvera-Arze Hasanaj


Arze Hasanaj

Këngën e bilbilit sot e ndali,

heshti dhe pranvera fare.

Këngës melodia s’ju dëgjua,

nuk këndon as vasha në dritare.

Dielli errësirë solli në këtë ditë,

as pranvera lule më nuk ka.

Zemra u nda copa u thy fortë,

gonxhe trendafilit sot u tha.

Zi e lotë sjelli dhe qielli lart,

se e ndjeu dhimbjen aty fortë.

Për kët ditë nuk duhen dëshmitarë,

dëshmitarë e kemi veç një zot.

Sa ka dhimbje brenda e di shpirti,

lotët e pafund që rrjedhin vargë.

Me pranvera nuk çel për së dyti,

lulet e bukura nuk çelin në park.

Aromë e pranverës heshti sot,

ra në zi bashkë me lulen e bukur.

Pranvera pa lule nuk vjen dot,

kjo quhet pranver lule keputur .

PUNOI :Arze Hasanaj

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 127

Të gjitha reagimet:

4Gori Stafa, Fali Ndreka dhe 2 të tjerë

1 koment

Pëlqej

Komento

Ndaj