Eja sa më shpejt!Donika Meta Gjura


EJA SA MË SHPEJT!

Në ditët pas një viti t’lënë,
Sekondat i numëroj,
Mezi e pres këtë moment,
Që ty o shpirt të takoj.

N’prehërin tënd t’strukem,
Si të isha një fëmijë,
Në këtë jetë për mua,
Më i shtrenjti je veç ti.

Teksa futem e ngrysur,
N’mendime kohën kaloj,
Pas teje shastisem,
Rrëmbyer zemra gati t’pushojë.

Por jo, ëndrrat u ringjallën,
Koha nuk mundi t’i tretë,
Në letrën që më shkrove,
Shpreso m’the nuk je vetë.

I preka yjet nga gëzimi,
Shkëlqeva n’llumbëtirë
ku isha mbyt,
Kur TË DUA m’the o shpirt
Veç unë jam fati yt.

Nga stresi koka bërë drrasë,
Buza qeshi u mbusha me gaz,
Ti je i vetmi q’shpirtin tim ke n’dorë
Ngazëllen dashuria n’argjend thur kurorë.

Asgjë pa ty nuk dua,
T’gjitha le t’shkojnë në dreq,
Të lutem bëj të mundur,
Dhe eja sa më shpejt!

Nga

DonikaMetaGjura!

06.01.2024!