Ejani e më merrni…Ukshin Morina


Ukshin Morina

Ejani e më merrni,

unë jam mekatar i një dashurie të madhe,

i mbyllur në shtëpin prej guri!

Jam këtu, i përfshirë në zjarrin që

ndezi sonte kjo hëna ime, e po ju pres.

Ejani e më merrni,

më lidhni a më vrisni po të doni!

Nëse prej k’saj mizorie zemra u bie në paqe,

bëjeni.

Unë i mësuar jam të vdes pas çdo dashurie

të re

dhe pres diellin të lind’ …