Elegji për Liridonën-Zoica Gjolla Popi


Elegji për Liridonën

( pushoftë në paqe)

Pa më thuaj ç’ëndërr pe?

Liridonë moj e mirë,

e patretur në dhe,

nur jete e paarrirë.

Ah sikur të isha engjëll

të ndaloja, të thërrisja

kthehu bijë mos shko,

djalli nëpēr terr t’kërkon.

Por jam nënë për ty,

si ty.

Dritësyri dhimbje fundit,

ah dritëshpirti shpresën humbi,

plumbi i mallkuar në grykë

t’ka marrë

besëpreri i papenduar

rrëshqet si i marrë,

mes drithërimës dënesë fëmije,

pikëloti pa qarë dalë.

Liridonë nur lirie,

ndale dhunën e dhënë,

e gjithë shqiptaria,

trëndafilat të kuq si gjaku,

në kurorë si dritë parajse,

ti kanë vënë.