Fatbardha Budini
Sa mall kam për vitet e fëmijërisë.
Kur luanim me lojra luftrash
Lojra kuka mshefti dhe lojra pam pëzi.
Lojra me pafka dhe kërcenim me litar.
Kam mall për vitet e fëmijërisë.
Kur luanim me shoqet tek pragu i shtëpisë.
Kur luanim me kukulla dhe u qepnin fustane.
luanim me dasma kërcenim e hidhnim valle.
Kam mall kur nëna im më lyente bukën me vaj ulliri me sheqer,
kur blinim bukën e ngrohtë dhe koren e saj e hanim shpesh herë.
Kam mall për vitet e fëmijërisë.
Kur hipnim nëpër pemë dhe vidhnim mushmollat e komshisë.
Kur na ndiqte me vrap të na digjte me hidhës.
Eh sa të bukura ishin dhe vitet tona të rinisë.
Kishim respekt ishim të veshur prej mirësisë.
E adhuroj atë kohë edhe pse ishim në varfëri.
kishim dhemsuri dhe nuk kishim djallëzi.