Eleni Jannaculia-Për një dashuri-Shqipëroi:Lefter Shomo


PËR NJË DASHURI( ΓΙΑ ΜΙΑ ΑΓΑΠΗ)

Ngjyrat prej zjarrit i kam marrë për të të vizatuar

Shtova dhe ngjyra qielli të kem për të shpresuar

Dëgjoj diku një zë që aspak nuk e marr vesh

Është zëri i zemrës time që po më thotë se vdes.

Po nuk pagove për dashurinë e po s’ lotove

Dhimbje brenda zemrës po s’ ndjeve çfarë kuptove?

Ngjyrat prej zjarrit i kam marrë për të të vizatuar

Edhe një qiell ëndacak në sy për të t’ ngujuar.

Kam përreth meje një shkreti, humba edhe durimin

Zëri i heshtjes time më thotë se më nuk je i imi.

Shqipëroi : Lefter ShomoK/571 e.j.α