Ëndërrimi:Nga Fatmir Pushi


Ajo po realizonte ëndrat,

Në retë e qiejve të marsit,

Ku yjet një nga një po ndriconin,

Mrekulli !..të flesh në pyllin magjistar.

Unë do të doja të fluturoja,

Duke fluturuar me kra në distancë,

Përgjatë rrugës së qumështit

Duke sjell gëzime në jetë.

Shpirtin dua ta mbajë jashtë rutinës,

Doja të dija se ku…po zemra,

Butësisht u përpoq të kuptonte,

Ku ka mashtrimin dhe ku nuk ka ?…

Ajo frymëzoi ëndrrat më kaq guxim,

Unë me të doja të këndoja,

Me etjen e lirisë………..Vera,

Është e lehtë të shikosh……

Një botë të çuditshme.