Ti je për mua ajo ëndrra e parealizuar:Nga Pirro Minella Millona


Ti je për mua ajo ëndrra e parealizuar, por gjithmonë e kërkuara…..!!!”

….Sa vite kanë kaluar dhe sa herë e sjell ndërmënd atë i bëj pyetjes vetes:

“Kush je ti per mua “??

Nuk mund ti jap përgjigje të drejtpërdrejtë, më të saktë, kush je Ti për mua, për shpirtin tim.

E ndrydhur thellë në shpirtin tim, e kam kuptuar, se mbetesh gjysma ime, ajo gjysëm më e bukur, ajo që më ndriçon me dritën e xixëllonjës edhe në netët kur nuk ka as yje të shndritshëm lart në qiellin pa fund.

Por as ajo hëna e plotë ziliqare. Je dhe mbetesh që gjithshka në këtë jetë kam dëshiruar ta kem të plotë dhe që mund të dëshiroj të arrij në këtë jetë.

Mbetesh pasioni i zjarrtë i asaj rinie të hershme, kur të takova, ky pasion vazhdon të jetë i zjarrtë sa here Ti hyn pa trokitur në mendimet e ëndrrat e mia.

Ishe ëndrra më e bukur e rinisë time dhe mbetesh po ajo ëndërr e bukur që fanitet me lindjen e mëngjezeve të arta, dhe ëndrrat struken në botën e tyre të bukur në gjysëm ërresire.

Mbetesh po ai pasion i vrullshëm i rinisë së parë, që kthehet në uragan të fuqishëm me forcën e tij të pashtershme.

Mbase nuk arrij dot të përcaktoj drejt dhe saktë se çfarë je Ti për mua, por po them se ndihem gjallë sa herë kujtimet e tua kafshojnë mendimet e mia.

Kthehem në jetën reale pa Ty dhe atëherë shpirti im përpëlitet në agoni, vdes në heshtjen, që ke krijuar Ti me ikjen tënde pa lamtumirë dhe pa kthim prapa.

Kur ripërterihen lulet dhe çelin në pranverë, nga shiu që njom buzët e thara të tokës edhe shpirti im gjallërohet se je Ti, ai shiu aq i dobishëm për mua.

Edhe kur dielli lind në këto ditë pranverore edhe Ti je si rrezja e tij që ngroh ndjenjat e mia, i ploteson ato u jep impulsin e nevojshëm.

…..Mos fola shumë, mos e zgjata pa kuptim, por për një gjë të jesh e sigurtë në këtë datë të shenuar tënde, po ta them nga thellësia e shpirtit tim te përvuajtur:

“Ti je pjese e qënjes time frymore, për jetë do të të dashuroj me këtë intesitet dhe larmi ngjyrash….