Engjëllit të jetës-Bajram Kallaba



(Nënës sime).

Ti kështjellë besnike
strehë e ngazëllimit
diell në ditë zemre
legjendë e flijimit.

Furtunave në ballë
sa herë u qëndrove
shtrojerë për ne
stoike e prindore.

Kur sofra shtrohej
erë e bukës nore
magje e dorës sate
kuzhinë maestrore.

Na arrnoje rrobat
punën me maraz
perin leht përshkoje
art në trikotazh.

Kur na vinte gjumi
djepin kishim pranë
me ninullat tua
djepi rrang e dang.

Na krihje e pastroje
nurin plot shkelqim
për shkollë na përcillje
shend e plot gëzim.

Oh sa mjeshtërore
dora plot miklime
m’i heq gjitha brengat
dorë e nënës sime.

Porse erdhi dita
në pleqërinë e saj
një shërbim të vogël
asaj me ia fal.

Në shtratin e vdekjes
me gjithë ato rënkime
ia kujtova jetën
kësaj heroine.

Rropatjet e jetës
shumë hjeka e mërzi
ca nga to të bukura
po më shumë bezdi.

Kush për nënën thotë
nuk ka vend shtëpia
I varfër është në shpirt
e turpëron Perëndia.

Më kot u mundova
burrërinë ta sprovoj
po n’shpirt u ligështova
e loti më trathëtoi.

Sa herë u përpoqa
ta shuaj këtë mallë
shpërthen mallëngjimi
me lotin ujëvarë.
Roganë