Epitaf për kurbetin-Haziz Hysa


Haziz Hysa

Nuk do të jesh më për mua plagë e jetës.

As nuk dua më për nostalgji të ju kujtojë.

Tri dekada jetë më i more me plotë mall.

Nuk të erdhi keq vallë rinia iku si në p rallë .

Bulevardeve ecja si i dëshpruari në rrugë.

Vendpunishtet duke i kërkuar për punë.

Nuk pandeha kurrë të bëhem kurbetçar.

Më shkoi jeta me brenga si mërgimtar.

S’kam më obligime për ty kurbet i marrë.

Të verbër të gjeta me shpresën se më do.

Nuk lakmoja për lumturinë që e ofroje ti.

Për ekzistencë migruar mu desh duke plas.

Nuk do të shohë më;zemrën duke trishtuar

Zemrën ma mbushe me mallin e helmuar.

Prej teje nuk prisja as pushime luksoze.

As biçikletë apo ndonjë veturë të ëndrrave.

Shum shokëve të gjeneratës jetën ua more.

Bile disave peshqesh migrimin ua dhurove.

Tani sikur u bë sëmundje kolektive migrimi

Vendlindja e Kosova po vuajnë nga pikëllimi

Kaçanik. 05.02.2024.Haziz Hysa.

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, duke buzëqeshur dhe syze

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 310

Të gjitha reagimet:

5Mexhid B Luzha dhe 4 të tjerë