Nuk di pse era bën kaq shumë zhurmë sot.
I zgjoi botës gjakun që kish ngrirë në deje.
Mbase do t’i hapë qepallat e përgjumura.
Apo era do të fshehë diellin e vjeshtës,
që mundohet të ngrohë lëvoret e pemës së vjetër?