Kokrrat e limonit pikin dritë e shpuzë,Thashë një herë të pija, po unë nuk kam buzë
Se qysh atë natë se di pse mi more,
Dhe më the i mbyta në një xhep dëbore.
Thashë njëherë të pija si ogiç Epiri,
Po e kam harruar se si nduket gjiri.
Të kisha guxim mund t’ia kisha dalë,
Pa nga ajo anë unë jam i çalë…
Kokrrat e limonit pikin qumësht zjarri,
Pak, e pak nga pak, nanuris si bari!
