Është e gjitha një miza skenë…Erjon Muca


Është e gjitha një miza skenë,

Ç’ka ngjet çdo ditë

Në këtë tragjikomedia

Me fund por të papërfunduar ende

Unë, ti, që jemi

Unë dhe ti që ishimi

Unë dhe ti që do të jemi.

Kemi nga një rol të improvizuar

Brenda këtij skenari pa cak,

Të pa zhvilluar, ndryshojnë batutat,

Por jo sensi i shfaqjes së pa shkruar.

Nuk po e shkruajmë ne tani

Nuk e shkruam as ne të shkruarit

Dhe jam i bindur që nuk do e shkruajmë

As ne të së nesërmes.

Kjo është e gjitha një miza skenë,

Një ditë do t’a kuptojmë,

Por për të ndryshuar diçka

Do të jetë tepër vonë;

Unë dhe ti do të kemi dalë nga skena

Unë dhe ti të tjerë do të jenë

Duke luajtur rolin tim dhe tëndin

Por pa e ditur që janë

Unë dhe ti në një miza skenë.