Vesa e Agimi-Rabije Bytyqi


(Për Agim Ramadanin – dëshmor)

Agimi

me agun e agimit të penguar,

një parandjenjë,

një gur shkau,

me dhunë u ngulit,

aty, rreth Koshares,

aty pranë,

një pikëtakim në dritën e hënës,

në muzgun e agimit,

nën hijet e maleve,

përqafoheshin

Agimi

me agun e agimit,

i shkuli gurët e mallkimit,

të gjakut,

Agimi u bë LIRI

Autore; Rabije Bytyqi ,Prizren

Shkurt,2024

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 73

Të gjitha reagimet:

6Ti, Shepresa Zurnaci, Shefik Surdulli dhe 3 të tjerë