Është vonë-Mimoza Maria AjdhoniËshtë vonë-


Dallgët e heshtjes tënde, përplasen shkëmbijve të durimit tim dhe unë po pres.

Nata i hedh kurorë yjesh pagjumësisë sime, për të ndriçuar rrugicat dritëhumbura të vetmisë.

Shikimet e mia rrufegoditëse thyejnë mesnatën, teksa akrepat e orës tregojnë: e pesë.

Eshtë vonë

Dimri largohet, kokëulur, i turpëruar për misionin që dot s’kreu me sukses.

Nuk donte, a s’mundi të hidhte vellon e bardhë mbi dashurinë tonë?

Gjithë borën e hodhi si heshtja jote e ngrirë në zemrën time dhe unë po pres.

Ç’ po pres?

Po ngrinë dhe drithërimat e pritjes.

Natëheshtja pëshpërit : është vonë.