Fajtore nuk ishe ti!!!Edna Kapurani


Fajtore nuk ishe ti!!!

Edna Kapurani

Netë pa gjumë u treta..

ty duke të pritur..

në botë i vetëm mbeta..

yll në tokë i zbritur!!!

Dhe shihja nga dritarja..

çdo hije që kalonte..

por ecnin si të çmendur..

asnjë tek unë s’ndalonte!!

Luftoja unë me zemrën..

që për ty lëngonte..

kur ti nuk do t’ja dish..

ajo përse të t’donte??!!

E qartë që ti s’besove..

kurrë në dashuri..

me mua ç’dreqin doje..

mos të isha gjë borxhli?!!

Dhe prisja orë të tëra..

të shfaqesh e penduar..

i ulur në dritare..

me një gotë verë në duar!!

Por ti nuk erdhe kurrë..

të më shihje drejt në sy..

që ëndrrat mu shkatërruan

fajtore s’ ishe ti!!!

Edna Kapurani