Dashuria e vērtet nuk është e thënë të shprehet dhe të jepet në një ditë,
ashtu siç ndodh çdo vit në Shën Valentinë.
Dashuria e vërtet shprehet dhe jepet çdo sekond, çdo orë,
nē mënyrë që zemra të mos vuaj, për atë, që i mungon.
Dashuria e vërtet, kur e nis ditën me puthje, përkëdhelje, dhe me buzëqeshje,
dhe jo kur ajo nis me inate, grindje ose me heshtje.
Dashuria e vërtet është kur të dy zemrat rrahin njëkosisht,
dhe qëndrojnë të dashuruar sëbashku dhe përjetësisht.
Dashuria e vërtet është, kur personi i zemrës me shpirt të do dhe të respekton,
dhe të njëjtën dashuri dhe respekt personi tjetër të ofron.
Dashuria e vërtet është kur dy të dashuruarit e shohin njēri- tjetrin në sy,
dhe jo kur fshihen nga njëri-tjetri dhe mendjen nuk e kanë aty.
Dashuria e vërtet është, kur dy zemrat ndjejnë të njëjtën dhembje,
dhe në çaste të vështira, njëri- tjetrit i japin mbështetje.
Dashuria e vërtet është kur vazhdon gjer në përjetësi,
edhe kur jeta të paraqitet me dhembje dhe vështirësi.
Dashuria e vërtet është kur zemrat janë të dashuruara me besim dhe sinqeritet,
vetëm kështu ajo do të jetoj e bukur dhe gjatë në këtë jetë.
