Poezia ime shkruar për konkursin letrarë ‘’ORA E PAVARËSISË ‘’PRIZREN.
JANARI I DHIMBJEVE
Edhe këtë vit
janari i dhimbjeve të shpirtit
plagëve të shkrumbuara të zemrës
përsëri trokiti me afsh
Buzëqeshja u shua
e në sytë e nënave
riga shiu lëshojnë vesë
nusërisë
iu shkel zambaku
e në arat e gjyshit
mugulluan filizat
Janari i skuqur
i përtërin pikat e qiellit
e pas shiut
rrathët e ylberit shkëlqejnë
Lulëkuqe çdo pëllëmbë
lëndinat varre plot
kaltërsisë fluturojnë pëllumbat
kështu atdheut i dilet zot.
