Fatkeqësia bashkoi dy zemra-Sheqere Sina


Isha shumë i ri, kur unë gabova

në burgun e Spaçit përfundova!

Kisha dashuruar, si një i marrë

Dhe në jetë, sollëm një djalë…

Por s’e gëzuam dashurinë e vërtetë …

Gabimi i vogël më lëndoi në jetë

brenga shpirtin me pushtoi gjithë kohës,

Në galeri të Spaçit i bija me grushte kokës.

Fshehurazi qaja mallin që më kish pushtuar ,

Nga gruaja dhe djali, që më kishin larguar!

Dhe një ditë mora një lajm të trishtuar,

Gruan time, me forcë e kishin martuar…

Dhe djalin tim nga nëna e kishin larguar

Zemra mu drodh, loti në sy m’u përvëlua

, M’u tha trupi, me ngriu, fjala te goja,

me mall të madh, djalin në ëndërr shikoja.

Më ndau për së gjalli, sistemi i mallkuar,

Për një gabim të vogël, jetën shkatërruar.

Nuk kishte as falje, s’kishte as mëshirë,

Policët e burgut ishin djaj me brirë…

Të gjithë të shkathëtit diktatura ai i dënoi

Trupin dhe shpirtin e tyre ua përvëloi.

U rëndova në galeri të thella e u dërrmova,

Por vetëm me punë brengen kalova.

I mallëngjyer i pikëlluar, ditë e natë qava,

oborrin me tela të Spaçit me lotë e lava.

për dashurinë e parë që s’e kisha shijuar,

për djalin e shtrenjtë, që s’e kisha përqafuar!

Në telat me gjemba një zog vinte çdo ditë,

Ndjeja sikur e puthja, si fëmi, në të dy sytë!

Sikur me mall e përgëzoja, e ledhatoja

Me djalin tim të dashur atë e krahasoja.

Kur zogu fluturonte, fytyra ime ndryshonte,

zemra fillonte më ngushtohej, loti më pikonte.

Më bëri të fortë dashuria për djalin e paharruar,

Duke ëndërruar se një ditë kisha për ta përqafuar.

Në telat me gjemba shumë vështirë kalova,

me punë, me sjellje, miqësi me shokë formova.

Pas viteve të dënimit, djalin me mall përqafova

nga brenga e pësuar një dashuri të re krijova!

Ajo, me shumë dashuri djalin tim përqafonte,

Dhe djalin tim, si djalin e saj e konsideronte.

Me një dashuri të madhe fëmijët bashkuam,

Dhe pse s’ishin të një gjaku, familje formuam,

Për mbretëreshën e re, kam shumë lavdërime,

Kur për hatër të djalit, përqafoi ish gruan time!

E si mund të rri, pa nderuar shumë këtë bujari,

saKur nga zemra e saj, buron vetëm mirësi!.

s