Fatmir Pushi:Ngjyra e syve


Sytë e bardhë….agimi,
Siren me………..avull,
Diell, shi, ……..ndarje,
I ngjajnë shkumës së detit.

Sytë e zinjë………zjarr
Rrëshqasin në detin e yjeve
Pran bordit deri në mëngjes,
Reflektim………. i një puthje.

Sytë blu……..deti,
Valësi i dallgëve të tyre,
Përplasen në shkëmb, lëshojnë xixa,
Lumturi……e pathyeshme.

Sytë kafe……..rërë,
Verë…stepat e ujkut,
Duke……….kërcyer ,
Duke, ëndërruar në gjumë.

Unë nuk jamë gjykatës për ta,
Thjesht nuk bëj asnjë gjykim,
Të katër ngjyrat i kam dashuruar,
Të bardhë të zezë, kafe e blu.

Si katër…….yje,
Që lëshojnë të njëjtën dritë,
Të gjithë i dashurojmë, nuk kemi faj.
Të katërta këto ngjyra, kërcejnë valës.