
Fëmijëria
Vij gjithmonë këtu…
Kopshti i lirisë sime
Bota sa hapja e krahëve
Gurët e kalldrèmit,
Hallkat e dëshirave të mia.
Vij gjithmonë këtu…
Këpus dorèzonjè,
Më quani dhe hajdute lulesh
E pranoj…
Kapèrcej mure…
Mes dëshirash kacavirrem.
Si jargavan…
Limfa e saj mi hedh duart krahëve.
Vij gjithmonë këtu…
Shndërrohem në lulekambanë,
Bèhem tingulli i saj
Tingull që nuk e dëgjuat kurrë.
Do të vij gjithmonë këtu.