Fisnikja Prishtinë!Petro SotA


Petro Sota

————————————-

Si zonjë, që pret e përcjell miq plot,

Me traditat fisnike, si të parët tanë,

Malet dhe fushat, të zbukurojnë sot,

Që të rrinë rreth trupit, si një gjerdan.

Dëshira me sjell, aty në viset e tua,

Edhe malli që kam, për ty gjithashtu,

Që krenarinë tënde, ta shoh sot dua,

Me nderim e respekt, i përkulur në gju.

Për gjithë bijtë e tu, që për lirinë ranë,

Për ata, që s’kursyen gjakun dhe jetën,

Për foshnjat në djep, që tmerrin panë,

Për nuset kreshnike, që të veja mbetën.

Për nënat kosovare, që me lot i bekuan,

Dhe i nisën djemtë, për një Kosovë të lirë,

Me flamurin kuq e zi, që ata ëndërruan,

Një shekull të tërë, si ëndërr e dëshirë.

Që zinxhiri i tankut, të mos shkel kurrë,

Kufoma fëmijësh, si në shekullin njëzetë,

Sa dhe qielli u nxi, por dhe toka u tkurrë,

Nga klithmat e tyre, për hakmarrje thërret.

Me shqiponjën, të vendosur në flamur,

Si etërit e tyre, shumë kohë më parë,

U betuan po ashtu, si në Prizren dikur,

Për bashkimin e gjithë kombit shqiptar.

Tufa me lule, pranë çdo varri dua të ve,

Për ata që çdo ditë, për liri ëndërronin,

Sepse liria, që ata sollët, e lehtë nuk qe,

U pagua me gjak, që fëmijët ta gëzonin.

Të vështroj, që hapat përpara ke hedhur,

Si kreshnike, që fisnikëria në ball të ndrin,

Me vellon e trimërisë, që vetë ke zgjedhur,

Me viganët e lirisë, e ndryshove historinë.

Vjeshta i ka shtruar gjethet në nëntor,

Që si tapete plot ngjyra, në trotuare rrinë,

Një kryeqytet fisnik, me njerëz paqësor,

Të dua si Tiranën, edhe ty moj Prishtinë.

Prandaj shpirti prej dore, do t’më marri,

Të më shpjerë, të përkulem me nderim,

Tek busti i legjendarit, Adem Jashari,

Dhe tek të gjithë heronjtë e tu Prishtinë.

Të zezat netë ikën e dielli përshëndet,

Prandaj i gëzuar, shoh qiellin e Kosovës,

Më bëhet si një zë, se dikush po më flet,

Tek shoh statujën e Ibrahim Rugovës.

Këtë burrë fisnik, atdhetar dhe paqësor

Ashtu, si edhe shumë të tjerë kosovarë,

Ishin pishtar, në netët e acarta me borë,

Në rrugën e lirisë e bashkimin kombëtar

Petro Sota 24 nëntor 2023

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 26

Të gjitha reagimet:

2Iliaz Bobaj dhe Arti Jete