Fjalë nuk janë… Suzana Rama


U bënë shumë vite tashmë,

ndokush ndoshta harroi,

unë mbeta, shoqëruar me të,

stoike, aty në vendrojë.

I mbrujta në shpirtin tim, ngrohur,

me diellin rrezeartë, të ëndrave ,

honeve ku mu desh, për ti fshehur,

si bashkudhëtare të ndjenjave.

Dhe vendosa roje e tyre, të bëhem,

të pengoj gjithkënd, si kureshtaret,

në mes tyre isha i vetmi bohem,

pengesë e pakaluar për ngatrestarët.

Ja kisha premtuar vetvehtes këtë,

dhe e realizova, me këmbëngulje,

por ardhka një ditë e nuk pret më,

qëndron para tyre me përkulje.

E nuk ishin fjalë, por ishin vepra,

ishin simbolika, ishin karakter,

s’ka gjë pse roje për ato mbeta,

pjesëza ishin, të një jete të tërë.