Gina Xhaferaj

Fllad jete
I ëmbël ky fllad që nga deti më vjen
Me ajër të pastër e bukuri.
të prek në ballë të përkëdhel
e trupit i jep më shumë dritë.
Më deh kaq shpejt kjo lumturi
Kur dielli më hedh të gjithë rrezet
Këtu ku kujtoja përherë në fshatin tim.
Kur dielli zbardh të gjithë mëngjeset
Këtu për mjek nuk ke nevojë
Se bëjnë përherë festë mushkëritë
Këtu dhe fëmijërinë e kujtoj
se kam për atë kohë shumë dobësi
U rritëm të varfër e me vështirësi
Po kishim ajrin e pastër në male
Dhe zemrat tona kishin kaq shumë bujari
E dashuria e shpresa ishte e madhe
Atëhere të gjithë ishin njësoj në jetë
Kishim kaq shpresë për ditën e pajetuar
Më vijnë sot ditët kur ishim adoleshentë
Me mallin që mbetet si zjarr i pashuar.