Fol shqip,është gjuhë perëndie!Eduart Veli 


Fol shqip, është gjuhë perëndie !

              …Nga Eduart Veli 

Më fol shqip vëllai im,se është gjuhë perëndie.

Shqip më përshëndet motër,kështu të ka hije.

Shqip fol nipi im si yll dhe ti o mbesë,si hëna,

Ninullën tek djepi,dikur shqip na e këndoi nëna!

Shqip më fol or mik,në dasma shqip këndojmë. 

Kur dikush ndërron jetë,prapë shqip e vajtojmë!

Kur dashurojmë, zemra shqip,fjalët na i thotë.

Është vetë gjuha e Zotit,më e bukura në botë!

Ma thuaj shqip të bekuarën fjalë,”mirëmëngjesi”

“Mirëmbrëma”, shqip ma thuaj ,kudo që të jesh.

Shqip të ma thuash magjiken fjalë”Të dashuroj”

Ëmbël, në shqip të më thuash”Për ty unë jetoj”!

Kudo ku je,në botën e madhe,mmoderrne të pa anë,

Mos ki turp,shqip të flasësh me nënën e  babanë.

Mësoja fëmijës gjuhën, që nëna të mësoi ty dikur .

Gjuha e nënës si ninullë e ëmbël gjithë dritë e nur !

Shqip më fol vëlla dhe zoti nga qielli shqip  na flet,

Gjon Buzuku,Çajupi,Naimi,shqip na përshëndet..

Shqip, i shkrova vashës sime ,dhjetëra letra dashurie 

Sa bukur,të flasësh  tënë shqip,është gjuhë perëndie !