Forca femrës-Kumrie Avdyl Shala


Mund të jetë një imazh i 1 person, duke studiuar dhe libër

Edhe nëse Zoti i ka nda gjinitë,

trurin e njeriut nuk e ka ndarë,

Nuk i ka ndarë emocionet, ndjenjat e as epshet.

Them se e ka ndarë peshën, e si dhuratë ia fali mashkullit.

Ndërsa femrës ia la barrën e rëndë që të krijoj mashkullin,

që të mbush botën me plot të mirë e shpirtë ligj.

Krijesa të pavlera për njerëzimin.

E që vlera për ta është vetëm leku dhe epshi.

Nëse mendoni se femra është e “cektë” gaboni, nëse mendoni se femra është vetëm nevojë për mashkullin dhe këtu gaboni.

Sepse femra është ajo që e krijoj mashkullin,

E botës i dha kuptim e gjallëri jete.

Ti, mashkull që je i fort,

me muskuj, e që përpiqesh me lek të sundosh botën, e femrën ta përulësh, e ta përlyesh gabohesh.

Sepse femra është hynore, në dorën e të madhit Zot.

Atë s’e mbron ti, por pafajësia e natyra e saj engjëllore.

Harrove se femra e coptoj çdo pjesë të trupit për ty, pa bërë zë, pa u ankuar.

Heshtjen e frikën e mbante çdoherë në gji, që të mbulojë egon tënde.

Femra është e fortë, ajo rron me shpresë që një ditë të bëhesh burr me identitet. E jo përulës i epshit,

Që femra tjera vret…

T