
Fragment nga tregimi Autizmi.
AUTIZMI
Kështu e njoha,..
Ngritur duart mbi kokë, me një fytyrë të frikësuar, si të donte të mbrohej prej një veprimi të shëmtuar.
A, prej refleksit të një së shkuare të hidhur.
( në lagjen e tij përflitej se keqtrajtohej prej prindërve,
kështu trajtoheshin atëherë fëmijët autikë)
Më pas ja dëgjova zërin, ardhur gërmëzuar.
=Mooos, jam gjynah,..
Ishin këto fjalë që nënpunëses i ranë si gur në zemër.
Nuk ju desh shumë punë për të mbushur plagën e kalbëzuar të kohës.
Ishte diçka e thjeshtë. Atë që kishin nguruar ta bënin njerëzit e tij më të afërm.
Një përqafim.
Një ndjenjë njerëzore,
Një mbështetje e kokës tek gjoksi,..
Ishte kaq e thjeshtë,..
për ti sjellë buzëqeshjen e humbur fëmijnore.
Një fëmijëri të cilën do ta përjetonte në moshën e dytë të tij.
Për shkak të gjendjes së lindur, gënjehej me një çokollatë. Kur të afërmit shpejtonin nënshkruar karta për marje pronash.
Ai, gënjehej me një dhuratë.
Kur i jepnin për të ngrënë mbeturina, ndërsa javën e analizave e frynin si gjel dhënë vitamina.
Në vetvete,
dukej i sigurt për diçka.
Mund ti vidhnin të gjitha,
Mund t’ ju falte gjithçka kish. Por jo buzëqeshjen, dashurinë e infermieres.
Sa herë që ajo merte lejë e vetmja pyetje, shqetësim i tij ishte,
A do të kthehej përsëri ajo??!
Ndryshe, gjithçka do ti dukej e zezë, e frikshme.
( Është diçka përtej logjikës, pasurisë.
Ajo që nuk ka kandar për ta matur. Melhemi i ç’ do plage njerëzore.
Ajo që veçon njerin nga kafsha
NDJENJA, DASHURIA)