
Më duaj..
më duaj tani
ma jep buzëqeshjen që më bën si fëmijë
më jep frymën, praninë tënde
jo i detyruar
jo iluzion..
por të jesh i lirë
si dielli flokëve të mi
shëromë plagët që jeta më dha
e një luftëtar besnik, vraji ti
E të jemi ne , sytë që kërkojnë
atë dritë
atë dashuri
atë , që na bën unikë
që na le pa frymë
që na kthen gjithmonë tek njeri – tjetri
përqafomë tani..
futmë brenda universit tënd
më bëj të jetoj në ty
të them fjalët e tua
më flladit shpirtin
ma jep atë gëzim
atë çast e gjithë çastet
që të mbetem unikja, jotja unike
ajo pa ikje
E për këtë
më duaj..tani
më duaj gjithmonë…