Fund-Donike Rrethej


Ti veç mbaj n’mend çka kam me t’than ,

çka kam me t’marrë çka kam me t’dhanë ,

nji pik lotit q’i sapo rrshit,

nji prekje t’ankthshme q’i pret ,ke prit,

du duer t’brishta q’i kan me t’prek,

ke me dasht vdekjen ,ke me pasë jet.

Ti veç m’duej pa fe ,as fre ,

ku jan n’dy nuk bahen tre,

se krejt zemrën ta kam dhanë,

se ç’pata mbrenda ti thaç tan,

kjava e loti mu ba peshë,

andrrat e natën mi ke zhdeshë.

Ti veç nig’jo e mos ban za,

m’lën me t’dasht , kaq edhe ma….

mandej me ik ,me u zhdukë diku,

mos me t’pa hijen as atje ,as këtu,

se unë kam le me kraht e lirë ,

sa u munduen me m’vra’e ,me m’lidh .

Shët……kjo natë asht kaq e g’jat,

q’i bashkon n’pritje dy shpirtna t’ngrat,

dy trupa qi endacak end,

kam me t’vra keq ,ke me u përmend,

kam me t’dasht ankthshëm siç ti e don,

e kam me ikë përgjithmonë.

Nji ndjenj t’pastër e gjen me mund,

dashnitë e mdhaja kan nji Fund.