Gabimet e Anës-Ferit Toma


Gjithë shkronjat i mësuam

Abetaren e përfunduam,

Ana shkruan me nxitim

Dhe po bën ndonjë gabim.

Shkronjat nisi t’i cungojë

Edhe vetë t’mos i kuptojë,

Harron një, tjetrën e shton

Dhe kuptimin tjetërson.

Zemëruar shkronjat janë

Kokën e luajnë ngadalë

Dhe kur ajo po na flet,

Nuk kuptohet asnjë fjalë.

Po vjen gjyshi i tronditur

Ana shumë është çuditur,

Shkronjat me ty janë mërzitur

Faljen tënde e kanë pritur.

Falmëni shkronjat e mia

Asnjëherë s’do të gabojë

Gjuhën shqipe do e mësojë

Fjalë për fjalë ta shqiptoj.